Bota

Tensionet në godinën Capitol, Trump thirrje protestuesve: Qëndroni paqësorë, policët dhe zbatuesit e ligjit janë në anën e vendit tonë

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka bërë thirrje protestuesve që kanë mësyrë në godinën Capitol ku ndodhet Kongresi që të ruajnë qetësinë.

Trump thekson se protestuesit duhet të mbështesin policinë dhe zbatuesit e ligjit, pasi ata janë në anën e vendit.

Sot Trump thirri një protestë paralelisht me debatin në Kongres për certifikimin e zgjedhjeve në SHBA nga doli fitues Joe Biden. Trump deklaroi qartë se nuk do pranonte rezultatin, dhe mbështetësit e tij të revoltuar vendosën të ndërpresin mbledhjen në Kongres duke hyrë brenda godinës së Capital.

‘’Ju lutemi mbështesni Policinë e Kapitolit dhe zbatuesit e ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndro i qetë!’’- shkruan Trump.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button