Bota

Tërmeti në Kroaci, epiqendra u ‘shkund’ nga 374 tërmete! ​Dronët e ushtrisë ndihmojnë pas tërmetit

Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk ka gjetur qetësi pas tërmetit të datës 29 dhjetor e deri më sot. Autoritetet kroate kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja është goditur nga ajo ditë deri më sot nga plot 374 tërmete.

Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk ka gjetur qetësi pas tërmetit 6.3 ballë të datës 29 dhjetor e deri më sot.

Autoritetet kroate kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja është goditur nga ajo ditë deri më sot nga plot 374 tërmete.

Qyteti ka marrë një pamje krejt tjetër kur gjëja e vetme që të kap syri është dhimbja, shkatërrime dhe sytë me shpresë të atyre që presin shpëtimin e të afërmeve ende nën rrënoja.

Nga tërmeti me qindra qytetarë ngelën të pastrehë, duke bërë që një pjesë të largohen nga qyteti duke thyer edhe rregullat anti-COVID.

Fluturaket pa pilot të Regjimentit të Inteligjencës së Ushtrisë kroate po ndihmojnë zonat e prekura nga tërmeti pranë Petrinjes në riparimin e dëmit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Detyra e tyre kryesore, tha komandanti i Regjimentit të Inteligjencës, kolonel Zvonimir Rogiq, ishte të regjistronin objektet dhe të siguronin mbështetje informacioni për forcat tokësore në përcaktimin e pikave kritike dhe zbulimin e personave të vdekur.

Kështu, dronët e “nivelit më të lartë” u dërguan në zonën e prekur – “Orbiter 3” dhe të tjerët, tha Rogiq, raporton agjencia e lajmeve kroate Hina.

Ai theksoi se këto pajisje gjithashtu raportuan bllokime të herëpashershme të trafikut, ndaj është më lehtë të rregullohet furnizimi i popullatës me rrugë të tjera. Në fazën e parë, dronët mundësuan zbulimin e ndërtesave të dyshimta të prira për shembje dhe në fazën e dytë, u krye një studim sistematik i të gjithë zonës më të gjerë.

Faza e dytë përfshin vëzhgimin e qyteteve dhe fshatrave për të përcaktuar në detaje dëmtimin e ndërtesave, me të dhëna të sakta gjeografike për vendin ku ndodhen, në mënyrë që të krijohej një hartë e dëmit të shkaktuar nga tërmeti i javës së kaluar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button