Bota

Tha me siguri se variant i ri i covidit ishte më vdekjeprurës, ekspertët britanik kundërshtojnë kryeministrin Boris Johnson

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i COVID ishte mbizotërues në vendin e tij dhe se kishte prova që ishte më vdekjeprurës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ekspertëve britanikë të cilët ishin të habitur nga deklaratat e Johnson.

“Është jo plotësisht e qartë se mutacioni është më vdekjeprurës”, tha drejtori mjekësor i Shëndetit Publik Angli, Yvonne Doyle.

“Është shumë herët për të thënë që ka indikacione. Por këto janë vetëm një numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se çfarë do të dalë në të vërtetë”, shtoi Doyle, ndërsa njoftoi se disa hetime ishin duke vazhduar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button