Argetim

Tha se do fejohet me Tean, Shqipja publikon mesazhet e Andit ku i thotë se është burri i saj! (Shqipes)

E teksa Andi deklaron se shumë shpejt mund të fejohet me Tean dhe se gjërat po shkojnë si duhet, një bombë e vërtetë ka ardhur nga Shqipe Hysenaj ditën e sotme në instastoryn e saj.

Ajo ka publikuar një pjesë bisede midis saj edhe Andit për një debat të ndodhur në studio.

Ju kujtohet debati mes saj dhe Teas kur Shqipja ishte ende pjesë e Për’Puthen? Asokohe, dy vajzat u përplasën në studio dhe debati degjeneroi në ofendime. Madje, Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!”

Kjo bëri që Tea të largohej nga studio dhe pas saj të vraponte Andi. Aq shumë është pëlqyer kjo video nga fansat, saqë bëri namin në Internet si provë e dashurisë mes tyre.

Mirëpo, Shqipja ka publikuar sot disa mesazhe zanore që Andi i ka dërguar në WhatsApp pas këtij veprimi, që vërtetojnë të kundërtën.

Shkak i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit që shprehet se djali i saj s’ka patur asgjë me Shqipen, por donte vetëm të shihte reagimet e Teas. Në mesazhet e publikuara prej saj, Andi shprehet se pas Teas nuk ka dalë sepse i interesoi shumë ajo që e preku atë, por për diçka tjetër. Për ta nxjerrë situatën në favor të Shqipes.

Kjo e fundit shkruan se mes tyre ka patur ndjenja që u shuan më vonë. Por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean.

Ajo shprehet se Andi është mashkulli më i pafytyr që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist.  Madje në një pjesë ai e cilëson veten si “burri i Shqipes”, kur i thotë tu tregojë familjarëve të saj të vërtetën siç është.

“Kështu që pse nuk ua argumenton. Derisa janë familjarët e tu tregua gjërat siç janë. Se tek e fundit, burri jot është ai që po përgojojnë”.- shprehet Andi.

Mesazhi i plotë i Andit:

O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historin tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas,nuk dola se më interesoi shum ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë.Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagoj ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty. Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.

Kujtojmë se pa largimit të Shqipes, Andi kundërshtoi produksionin. “Po unë këtu?”- pyeti ai Borën asokohe, por nuk u largua nga emisioni.

Tani një pyetje kemi të gjithë për Andin: “Po ne këtu?”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button