AktualitetBota

Therën barbarisht bashkombasit e tyre në Spanjë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Autorët e dyshuar të goditjes me thikë të dy burrave në Hoznayo të Spanjës janë ndaluar  ditën e sotme në Francë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ata janë dy persona të moshës 27 dhe 29 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, të cilët po hetoheshin nga organet ligjzbatuese për integrimin e tyre të mundshëm në një organizatë kriminale

Policia franceze i ka ndaluar dy të dyshuarit e ngjarjes së rëndë në Bordeaux, duke i burgusur deri në në pritje të dorëzimit të tyre tek autoritetet gjyqësore Spanjolle.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e datës 20 Janar, ku dy personat e lartpërmendur sulmuan me thikë dy bashkombasit e tyre shqiptarë në një zonë parkimi kamionash në Hoznayo të Spanjës.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, hetuesit spanjollë kanë arritur të identifikojnë mjetin me të cilin kanë lëvizur agresorët.

Duke ndjekur lëvizjen e automjetit dy shqiptarët janë arrestuar në Bordeaux.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se kemi të bëjmë me persona të përfshirë në rrjetin e transportimit të klandestinëve ilegalë nga Evropa drejt Britanisë së Madhe.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button