Bota

Tjetër tërmet i fortë në Kroaci/ Goditet sërish Petrinja

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49 dhe nga informacionet paraprake nuk është raportuar për të lënduar, por lëkundjet e tokës kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë dalë në rrugë.

KROACI– Petrinja e Kroacisë u godit sërish mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49 dhe nga informacionet paraprake nuk është raportuar për të lënduar, por lëkundjet e tokës kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë dalë në rrugë.

“Zgjati rreth dhjetë sekonda. Ka qenë më i fuqishmi që kam ndjerë ndonjëherë,”- ka thënë një dëshmitar për Reutersin, duke shtuar se ky tërmet erdhi pas disa lëkundjeve më të lehta

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë për të mos shtuar numrin e infektimeve të koronavirusit. 

Që nga 28 dhjetori, Petrinja është goditur nga mbi 400 paslëkundje pas tronditjes që shkaktoi tragjedinë me 7 viktima dhe dhjetra të plagosur. Lëkundja e pak ditëve më parë me magnitudë 6.4 gradë të shkallës Rihter u ndje dhe në shtetet fqinje si, Sllovenia, Bosnja, Serbia.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button