Aktualitet

Trafikim lëndësh narkotike dhe vjedhje në disa banesa, vihen në pranga 19 dhe 25-vjeçari në Berat

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. 

BERAT– Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia sekuestroi në banesën e tij 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 19-vjeçar pasi së bashku me vëllanë e tij gjithashtu kanë kryer disa vjedhje në lagjen ‘Uznovë’. Në bashkëpunim ata kanë vjedhur dy televizora, një hard disk, një sharrë dore dhe një laptop.

Dy personat e arrestuar do të përballen me gjykatën për masat e sigurisë ndaj veprave penale që kanë kryer.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.Arrestohet në flagrancë 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. L., 19 vjeç, banues në Berat.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin R. L. (i ndaluar nga Policia tri ditë më parë), ka vjedhur disa zgara hekuri, në lagjen Uznovë.Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, shtetasi E. L. rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Në datën 03.01.2021, në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 1 laptop në servisin e shtetasit L. B.;Në datën 22.01.2021, në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore në dyqanin e shtetasit F. Rr.;Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 25 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button