Sport

Tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni me një ekip futbolli në bord

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një flurim privat ku avioni po transportonte skuadrën e fudtbollit, por gjatë ngritjes pësoi dëmtime dhe u rrëzua.

BRAZIL – Bota e futbollit brazilian duket të jetë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur për shkak të një aksidenti ajror. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serisë D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.
Katër lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit ndërruan jetë. Palmas ishin duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për në kupën “Copa Verde”.
Një tragjedi që ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Brazil por edhe në mbarë globin, por në këtë vend është e dyta pas asaj që ka ndodhur më 28 nëntor të vitit 2016 me skuadrën e Shapekoenses ku ishin në fluturim me destinacion Kolumbinë për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button