Sport

Trashëgimia e Maradonës, në Havanë rezulton një shtëpi dhuruar nga Fidel Castro, ja çfarë ka brenda saj

Një nga djemtë e Fidel Castros ka kontaktuar avokatin e “Pibe de Oro”, Matias Morla, për t’i “kujtuar atij se babai i tij i kishte dhënë një pronë që përmbante një duzinë objektesh të yllit të futbollit që ende sot ruhet si muze

HAVANA-Në trashëgiminë e Diego Armando Maradonës tani rezulton edhe një shtëpi në Havana. Sipas avokatit argjentinas Mauricio D’Alessandro, një nga djemtë e Fidel Castros ka kontaktuar avokatin e “Pibe de Oro”, Matias Morla, për t’i “kujtuar atij se babai i tij i kishte dhënë një pronë që përmbante një duzinë objektesh të yllit të futbollit që ende sot ruhet si muze.

Në atë shtëpi ka fotografi, letrat nga disa udhëheqës botërorë apo edhe muret e pikturuara nga vetë Maradona: “Ai ngrihej në mëngjes dhe fillonte të pikturonte, duke shkruar mesazhe si ‘Fidel, të dua’”. Trashëgimia e Diez është ende e vështirë për t’u llogaritur, me kaq shumë prona dhe pasuri në të gjithë botën.

Maradona kishte mbërritur në Havana në janar të vitit 2000 për tu kuruar në klinikën ‘La Pradera’: ai dhe Fidel Castro u takuan në 1987 dhe që nga ajo kohë ka pasur kontakte të vazhdueshme midis të dyve. Në vitin 2005, gjatë transmetimit të tij “La noche del 10”, Maradona intervistoi Castron. “Ai është më i madhi në histori”, tha argjentinasi, ndëras Castroi u shpreh: “Ti je Che Guevara i sportit”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button