Sport

‘Tre lojtarë nuk do jenë pjesë e skuadrës’/ Pep Guardiola konfirmon se disa nga futbollistët e Manchester City janë me Covid

Pep Guardiola ka konfirmuar se Manchester City do të jetë pa pesë lojtarë për udhëtimin e tyre në Chelsea, pasi disa lojtarët testuan pozitivisht për Covid-19.
Premier League shtyu përplasjen e së hënës mes Everton dhe Manchester City pas një sërë testesh pozitive në Etihad. Testet e bëra të enjten janë kthyer negativisht dhe shpresa është se ata do të jenë në gjendje të luajnë në Stamford Bridge.
Kyle Walker dhe Gabriel Jesus u konfirmuan si dy teste pozitive në Ditën e Krishtlindjes, por City nuk ka dhënë emrat se kush janë tre të tjerët.
Guardiola tha: “Pesë lojtarë janë jashtë skuadrës pasi janë izoluar për 10 ditë.
“Unë mendoj se Premier League nuk do të na lejojë ta themi atë, por ju do të shihni kush nuk udhëton dhe do të dini saktësisht kush janë.
“Nesër do të shihni formacionet dhe tre lojtarë të rëndësishëm nuk do të jenë atje, kështu që do ta dini saktësisht se kush janë ata.”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button