Bota

Tre muaj nga lindja, djali i aktores së njohur infektohet me Covid dhe shtrohet në spital

Aktorja Jessie Cave dhe partneri i saj Alfie Brown u bënë prindër për herë të tretë, tre muaj më parë.

Mirëpo, së fundmi, ylli i “Harry Poter” ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të trishtë. Jessie ka treguar se djali i saj 3-muajsh është pozitiv me Covid-19 dhe është shtruar në spital.

“Unë pashë lajmet për bllokimin nga një dhomë e izoluar në spital. Foshnja ime është pozitive. Ai është në rregull dhe po bëhet mirë, por ata janë vigjilentë dhe të kujdesshëm, fatmirësisht.

Ky lloj virusi është shumë i fuqishëm dhe ngjitës, kështu që unë shpresoj që njerëzit të kenë kujdes më të madh në javët e ardhshme.

Me të vërtetë nuk doja që ky të ishte fillimi i vitit të ri për familjen time. Me të vërtetë nuk doja të kthehesha në një spital kaq shpejt pas lindjes së tij traumatike”, ka shkruar ajo krahas fotos së djalit në spital.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button