Aktualitet

Tualetet publike në Gjirokastër në kushte skandaloze. Aroma të pakëndshme dhe papastërti në zonën muzeale

Gjirokastra pas viteve 90 vuan mungesën e tualeteve publike. Para viteve ’90 në vend, bashkia e qytetit kishte në shërbim një banjo të tillë në zonën e pazarit karakteristik. Ashtu si në Uganda apo Pakistan, por edhe në Shqipëri nuk mund të gjesh një shërbim publik për të kryer nevojat personale. Nëse duhet të shkosh në tualet, atëherë, qytetar apo vizitor kanë si zgjidhje dy alternativa: ose të ulesh për të pirë diçka ose të shkosh në qendrën më të afërt tregtare dhe të përfitosh nga shërbimi privat. “Kur natyra të thërret e vetmja mënyrë është të shkosh diku të pish një çaj a kafe që të mbarosh punë”. Autoritetet vendore në të gjithë botën kanë për detyrë të sigurojnë facilitete, por dhe shërbime publike të cilat shërbejnë për të mos cenuar shëndetin e qytetarëve, por edhe për të mos i rënë në qafë ambientit, pemëve, luleve dhe lumit. Shfaqjet kryesisht të burrave që përdorin ambientet publike për nevojat biologjike nuk mungojnë asnjë ditë në rrugët e Gjirokastrës.Qytetarët shprehen se është shumë e nevojshme ekzistenca e tualeteve publike sidomos në qendrën e qytetit të Gjirokastrës ku edhe lëvizjet janë më të shumta.Por përveç kësaj, thuajse askujt nuk i ka shkuar në mendje ta ngrejë problemin e mungesës së tualeteve publike në diskutim, qoftë në këshillin bashkiak, qoftë në takime me qytetarët. Ata shprehen se është e domosdoshme ngritja e këtyre hapësirave sidomos në qendrën e poshtme të qytetit në lagjem 18 shtatori. Ndërkohë që në zonën e pazarit pranë Bashtesë janë ndërtuar dy të “ashtuquajtura” banja publike,të cilat nuk mirëmbahen as nga punonjësit e bashkisë përgjegjës për këtë shërbim, dhe as nga vetë qytetarët sepse është e pamundur tju afrohesh për shkak të erës së keqe që kundërmojnë. Këto banja tashmë funksionojnë për të “prishur syrin” në zonën muzeale me erën e tyre dhe papastërtinë që të ofrojnë pasi janë jashtë çdo parametri funksional.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button