Sport

Tuchel debuton me barazim te Chelsea, fitore dhe kualifikim për Sevilla

Thomas Tuchel debuton me një barazim pa gola në stolin e Chelsea, ndërsa Sevilla mposhti 3-0 Valencian dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Frank Lampard u shkarkua pak ditë më parë dhe Chelsea zgjodhi gjermanin Thomas Tuchel si trajnerin e ri të ekipit. “Blutë e Londrës” u përballën ditën e sotme me Wolves në “Stamford Bridge”.

Vendasit e dominuan ndeshjen, por nuk ia dolën të çanin mbrojtjen kundërshtare. Sfida përfundoi 0-0, rezultat që i shërbeu më shumë “Ujqve”.

Përballja tjetër midis Burnley dhe Aston Villa ishte plot gola dhe emocione. Në fund fituan 3-2 vendasit, të cilët siguruan triumfin e dytë radhazi në kampionat pas suksesit 0-1 ndaj Liverpool.

Sevilla po kalon një moment shumë të mirë dhe një gjë të tillë e shfaqi edhe përballë Valencias. Andaluzianët triumfuan 3-0 në shtëpi, duke kaluar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

Sevilla mbylli çdo llogari në fraksionin e parë të ndeshjes. Luke De Jong realizoi një dygolësh brenda 13 minutave, teksa pati festë edhe për Ivan Rakitic, i cili realizoi një eurogol.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button