Aktualitet

U arrestua në kuadër të operacionit ‘Los Blancos’ ekstradohet nga Spanja në Itali, 37-vjeçari shqiptar (EMRI)

Sokol Memetaj, 37-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë gjatë operacionit Los Blancos, është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se numri i personave të ekstraduar është 12, 4 prej të cilëve italianë dhe 8 të tjerët të kombësive të huaja.

Memetaj ra në prangat e policisë në shtator të vitit të kaluar si pjesë e një karteli droge që drejtohej nga shqiptarë i quajtur “Kompania Bello”. Ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Si funksiononte grupi kriminal

Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtar punonin veçmas grosistëve dhe bandave që shpërndanin drogën në rrugë. Në këtë rast, rrjeti shqipfolës kontrollonte gjithë zinxhirin, nga organizimi i dërgesave të mëdha nga Amerika Veriut e deri tek shpërndarja në Europë.

Duke përdorur mjete komunikimi të sofistikuara dhe të koduara, kreu i organizatës kriminale, një 40-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Ekuador, negocionte drejtpërdrejt me kartelat e Amerikës së Jugut, organizonte dërgesa të mëdha kokainë në portet kryesore të Europës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve në Itali, Holandë dhe Shqipëri përgatisnin shpërndarjen në mbarë Europën.

Kokaina trafikohej në vendet e Europës nëpërmjet automjeteve të modifikuara.

Banda bënte pastrim parash përmes një sistemi remitancash me origjinë nga Kina, i njohur si sistemi “fei ch’ien”.

Një operator në krahun tjetër tërheq shumën e parave në një vend tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të shumës.

Rrjeti mendohet se ndihmonte në pastrimin e miliona eurove duke mos lënë asnjë gjurmë për hetuesit.

Nga ana e saj policia shqiptare bën me dije se në Shqipëri, operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së  Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button