Bota

U jepte fëmijëve ëmbëlsira prej mishit të të vdekurëve/ Gjyshja ‘monstër’ ndërron jetë nga Covid-19 në burg

81 vjeçarja Sofia Zhukova, akuzohet për një seri vrasjesh makabre. Fqinjët e saj kanë treguar se ajo i kthente viktimat e saj në ushqim, dhe ua ofronte fëmijëve.

RUSI– Një e moshuar në Rusi e njohur ndryshe si “gjyshja monstër”, e cila u jepte fëmijëve ëmblësira të bëra nga mishi i njerëzve të vdekur, ka ndërruar jetë  nga Covid-19 në burg.

81 vjeçarja Sofia Zhukova, akuzohet për masakrimin e shtatë-vjeçares Anastasia Alexeenko, koka e prerë e së cilës u gjet në 2005, si dhe për një seri vrasjesh makabre, shkruan ‘Daily Mail’.

Ajo akuzohet gjithashtu për vrasjen dhe copëtimin e trupit të një 52-vjeçari pastrues rrugësh dhe një roje në qytetin rus të Khabarovsk, si dhe për vrasjen e një mikeshës së saj 77 vjeçare.

Zhukova u infektua me Covid-19 gjatë qëndrimit në burg dhe vdiq më 29 dhjetor pasi ishte zhvendosur në spital. Në një prej seancave gjyqësore u tha se vrasësja kishte marrë peng një vajzë të vogël dhe e kishte mbajtur për tre javë në shtëpi. Më pas fëmija u vra, një ditë para se koka e saj e prerë të gjendej pranë apartamentit të  Zhukovas.

Fqinjët e saj kanë treguar se ajo i kthente viktimat e saj në ushqim, dhe ua ofronte fëmijëve.

Në fqinje e saj tha: “Ne na dukej e çuditshme që ajo, megjithse nuk ishte e sjellshme, gjente kohën për të gatuar për fëmijët e lagjes.”

Fëmijët e lagjes kishin gjetur një krah të prerë njeriu në koshat e plehrave, ndërsa pjesa tjetër e mbetjeve të tij ishin flakur në qese plastike. Edhe pse me gjithë këto vrasje macabre, COVID e mori  plakën monstër pa vuajtur dënimin e mërituar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button