Aktualitet

U kapën me 800 kg kanabis në automjet, në pranga dy persona në Durrës

NJOFTIMI 

DVP Durrës– Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. U., 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në Fushë Krujë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit R. U., ku ndodheshin dhe shtetasit A. Xh. dhe E. S. (posedues të lëndës narkotike), u gjet një sasi prej 8 kg e 200 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën do ta blinte shtetasi R. U.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 kg e 200 gr lëndë narkotike cannabis sativa dhe mjeti tip “Audi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button