Aktualitet

U raportua e zhdukur, 15-vjeçarja mesazh familjes: Jam me të dashurin

Gentiana Mustafa nga Prizreni që nga dita e premte nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Zhdukja e saj u raportua nga mediat në Kosovë. Ajo u nis për në shkollë por mësuesi ka bërë me dije  se ajo kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.

Ndërkohë, 15 vjeçarja me një mesazh pas 24 orësh iu drejtua të ëmës se është mirë dhe të mos ta kërkojnë. Madje ajo i ka thënë nënës se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

Babai i 15 vjeçares kan raportuar edhe në polici zhdukjen e së bijës, ndërsa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

Familjarët bëjnë apel që nëse dikush mund të ketë ndonjë informacion për Gentianën t’i njoftojë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button