Uncategorized

U ri-infektua me Covid-19/ Vdes një 73-vjeçar në Gjermani, ngrihen dyshime për mutacionin e ri britanik

GJERMANI-Vdekja e një 73-vjeçari të ri-infektuar me Covid-19 në Baden Württemberg në Gjermani ka ngritur alarm. Sipas Bild, i moshuari ishte ri-infektuar me Covid-19, pasi e kishte kaluar më herët virusin. Ky është rasti i parë i till në Gjermani.

Në muajin prill të vitit 2020, ai ishte infektuar për herë të parë me Covid-19, në dhjetor u infektua sërish, ndërsa në 11 janar vdiq.

Burri vuante nga një sëmundje kardiovaskulare. Është e mundshme që ai nuk ka zhvilluar imunitet të fortë me infeksionin e parë,”- tha Stefan Brockmann, i cili kryeson departamentin e mbrojtjes shëndetësore dhe epidemiologjisë në zyrën e shëndetit shtetëror.

Por, sipas mediave, vendi ku vdiq i moshuari është rrethi parë që është zbuluar mutacioni i ri i Covid-19 i shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe dhe janë ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë i infektuar me mutacionin, i cili i ka marrë dhe jetën.

Departamenti lokal i analizave ka urdhëruar një analizë të saktë të virusit për të zbuluar se nga çfarë është shkaktuar vdekja e të moshuarit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button