Bota

U zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, varianti i ri i Covid-19 konfirmohet në 37 vende

SHBA

Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri të Covid-19.

Varianti i ri i Covid-19 i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe është konfirmuar të paktën në 37 shtete të botës.

Sipas një numërimi të bërë nga CNN shtetet që kanë konfirmuar variantin e ri të Covid-19 janë Britania e Madhe, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Dnimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Irlandë, Izrael, Itali, Xhamajkë, Japoni, Jordani, Liban, Maltë, Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Pakistan, Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Koreja e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajlandë, Turqi, SHBA dhe Vietnam.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button