Sport

UEFA zgjedh 50 talentet e futbollit europian, mes tyre edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare

Janë 50 lojtarët që duhen ndjekur dhe nga të cilët priten lajme të mëdha gjatë vitit 2021. Me këtë tekst të shkurtër UEFA shoqëron përzgjedhjen e talenteve të futbollit europian dhe një vend mes tyre ka edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare listohet mes lojtarëve të rinj, të cilët mund të jenë yjet e së ardhmes.

“Kumbulla u bë pjesë e sistemit për të rinjtë te Verona që në moshën 8-vjeçare. I gjatë dhe qendërmbrojtës I fortë, ai admiron Giorgio Chiellini. U transferua te Roma në shtator dhe menjëher u përshtat me skuadrën e kryeqytetit italian”, është komenti që shoqëron profilin e 20-vjeçarit. Në merkaton e verës së shkuar, Marash Kumbulla hyri në orbitën e klubeve më të mëdhenj të Serie A, ndërsa në fund zgjodhi Romën.

Impakti i tij ishte i menjëhershëm si titullar, por edhe si shënues me gola të rëndësishëm, njëri prej tyre në Ligën e Europës. Por një dëmtim dhe më pas i prekur nga Covid-19, mbrojtësi kuqezi humbi terren në hierarkinë e formacionit verdhekuq. Gjithsesi, ai ka të gjithë besimin e stafit teknik të Romës dhe me rikuperimin e plotë duhet të rifitojë rolin e titullarit në skuadrën romane.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button