Bota

Ulen rastet aktive me Covid në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më pak raste aktive me Covid-19. Gjatë periudhës së fundit situata epidemiologjike sipas autoriteteve është drejt përmirësimit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se numri i personave të hospitalizuar ndryshon nga dita në ditë, ndërsa në repartet Infektive situata nuk paraqitet kaotike.

“Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën covid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 20 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 15 pacientë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button