Bota

Ulen rastet me Covid-19 në Kosovë, 4 viktima dhe 199 të prekur në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporti se katër pacientë humbën betejën me Covid-19.Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet bënë me dije se u realizuan 1,282 teste prej të cilëve 199 raste rezultuan pozitivë.

Po ashtu autoritetet bënë me dije se janë shëruar 430 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 43.378 të prekur.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button