Bota

Vaksina mund të mos funksionojë për variantin e Afrikës së Jugut të Covid-19

Profesor Shabir Madhi, i cili ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca ka thënë se ky është një problem shqetësues.

AFRIKA E JUGUT– Mutacioni i ri i Covdi-19, i zbuluar në Afrikën e Jugut, mund të jetë rezistues ndaj vaksinave. Sipaas BBC, profesor Shabir Madhi, i cili ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca ka thënë se ky është një problem shqetësues.

“Ka një shqetësim teorik, një shqetësim të arsyeshëm, se varianti afrikano-jugor mund të jetë më rezistent ndaj vaksinës,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se një përgjigje vendimtare do të sigurohet gjatë javës që vjen, pasi po zhvillohen testime. Ky shqetësim ka ardhur, pasi virusi në Afrikë ka pësuar mutacion më të madh se varianti në Britaninë e Madhe, dhe një nga këto ndryshime mund të bëjë që ai t’i shpëtojë sulmit nga antitrupat që normalisht luftojnë koronavirusin.

Vaksinat nxisin në trup një reagim imunitar, që përfshin krijimin e antitrupave për të luftuar koronavirusin, nëse ai përballet me të. Antitrupat janë proteina të vogla të prodhuara nga sistemi imun që ngjiten në sipërfaqen e viruseve dhe efektivisht i çaktivizojnë ato. Nëse kjo mundësi për tu ngjitur është e dobët atëherë antitrupat e krijuar pas administrimit të vaksinës, mund të mos jenë aq efektivë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button