Aktualitet

Vaksinat anti-Covid ne Shqiperi/Tavo:Qeveria të bëjë publike kontratën, kushtet dhe strategjinë e zbatimit.

Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo nepermjet nje postimi ne rrjetin social Facebook ka komentuar lidhur me ardhjen e vaksinave anti-Covid ne vendin tone.Tavo i ka kerkuar qeverise të bëjë publike kontratën, burimin, kushtet dhe strategjinë e zbatimit.
POSTIMI I PLOTE
Qeveria deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.
Së pari, Shqipërisë i nevojiten me miliona vaksina pasi vaksinat e Pfizer kërkojnë vaksinim të dytë.
Që do të thotë dyfish numër vaksinash për të gjithë popullatën.
Për më tepër, duke qenë se kjo qeveri është më e pabesueshmja në kontinent, ajo nuk ka bërë të ditur se me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave, ndaj duhet të bëjë publike kontratën, burimin dhe kushtet.
Gjithashtu të bëjë publike edhe strategjinë e vaksinimit pasi është një proces i gjatë dhe i vështirë.
Cili është afati i vaksinave?
Cilat kategori do vaksinohen të parat?
Cila është strategjia e organizimit?
A është trajnuar stafi i posaçëm?
Vaksinat kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi. A janë marrë të gjitha masat?
Ky është një moment tejet i rëndësishëm për shëndetin publik. Një proces që nuk ka kurrësesi vend për propagandën e zakonshme të kësaj qeverie por kërkohet profesionalizëm maksimal.
Ndryshe nga aferat e errëta të 7 viteve, në këtë çështje që ka të bëjë me jetën e njerëzve, duhet të bëjë publike marrëveshjen për vaksinat dhe strategjinë e zbatimit.
Aq e pabesueshme është kjo qeveri sa që çdo fjalë e saj është vetëm mashtrim. Dhe me jetën e njerëzve të thjeshtë nuk mund të luhet apo mashtrohet.
VT

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button