Politike

Vaksinimi anti-covid/ “Të fundit në Europë”, Tritan Shehu: Lërini fishekzjarrët për Covax, jemi për të “qarë”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu theksoi se vendi ynë është i fundit në Europë sa i takon menaxhimit të situatës nga pandemia e koronavirusit, duke u ndalur tek vaksinimi por dhe humbjet në njerëz nga virusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu pohoi se në bazë të popullsisë, Shqiperisë mund t’i takojnë vaksina COVAX 1000 doza për persona për deri në fund të vitit.

MESAZHI I SHEHUT
Lërini Fishekzjarrët për Covax, të dytat mbas atyre për 480 vaksinat “kontrabande”!
Në fakt jemi për të “qarë”, jemi në fund të Europës për menaxhimin Covid, numrin real të humbjeve…edhe për procesin e vaksinimit!
Dëgjoj një eufori nga ana qeverisëse, mbas vendimit të Pfizer për të furnizuar Covax me 40 Milion doza, pra maksimumi për 20 M vaksinime, deri në fund të vitit 2021.

Qesharake kjo, është sikur të kapësh te “flokët” e tua për të shpëtuar.
Bëni një llogari të thjeshtë, ato 20 M Vaksina janë për reth 100 shtete të botës se pa zhvilluar, që në bazë të popullesive Shqipërisë mund t’i takojnë për 1000 persona deri në fund të vitit: dhe kjo i indukton eufori disave kur ne na duhet të vaksinojmë reth 2,4 Milion qytetarë, normalisht para dimrit.
Unë e di, në periudhat që vijnë Covax do të gjejë edhe të tjerë prodhues, një pjesë e tyre të pa certifikuar nga EMA a FDA, por përsëri….
Ju a kemi thënë që në Shtator, mos u koncentroni vetem të Covax.
Ai angazhohet të furnizojë në rastin më të mirë deri në 20% të popullësisë se vendeve aplikante, dhe kjo për periudha të gjata, se ai është një mekanizem i ngadaltë, që del edhe nga principet e sigurisë medikamentoze te BE, pra nuk përmbush standartet europiane, është i destinuar për të tjera standarte.
Kjo është e vërteta, këto janë objektivat e tij, që janë shumë nën kerkesat e pritshmeritë që duhet të kishte Shqipëria.
Prandaj, edhe tashti që fatkeqësisht jeni shumë vonë prej aventurizmave tuaja, bëhuni një herë serioze, thoni gjërat si janë, pranoni dështimin, kërkoni mbështetjen e të gjithëve për të bërë me të mirën e mundshme në këto kushte tejet të vështira të krijuara nga ju!
Megjithatë 25 Prilli po afron, e shumë gjëra do të përmirësohen atëherë!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button