Aktualitet

Valare / Fermerët braktisen nga shteti ankohen për mungesën e investimeve

Bujqësia dhe blegtoria janë dy nga sektorët ku mbështetet ekonomia e banorëve të fshatit Valare në bashkinë Gjirokastër.
Mes sfidash për mbijetesë ata thonë se gjithnjë e më shumë e kanë të vështirë të sigurojnë të ardhura. Për këtë ata renditin disa probleme. Mungesa e subvencioneve nga ana e shtetit shqiptar apo vlera e ulët e tyre, çmimi i lartë i naftës , mungesa e tregut të shitjes së prodhimeve apo gjësë së gjallë gjithashtu problemet me tokat dhe mirëmbajtjen e tyre .
Sipas banorëve moti i keq i ditëve të fundit u ka sjellë përmbytjen e tokave kjo pasi nuk është ndërhyrë në kanalet kulluese duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa dimri është para ata kërkojnë sistemimin e tyre dhe shmangien e problematikave të tilla. Ndonëse e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim ata ende nuk kanë gjetur një zgjidhje. Për sa i përket të rinjve dhe braktisjes që këta të fundit i kanë bërë fshatit , banorët e cilësojnë si një fenomen të gabuar pasi i duhen vendit por janë mundësitë e pakta që u ofrohen. Ndaj dhe pushteti qëndror e vendor duhet të investoj që rinia mos të largohet.
Fermerët ndihen të braktisur prandaj dhe kërkojnë investime konkrete dhe subvencionime për të përballuar shpenzimet dhe jetesën në fshat.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button