Politike

Vangjel Tavo: “Rilindja” shkakton 6 miliardë dëm ekonomik përmes PPP-ve , tenderave dhe megaskandaleve

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar përmes rrjetit social Facebook në lidhje me dëmet ekonomike të shkatuara nga ”Rilindja”.Tavo shprehet se ”Rilindja” është e vetmja qeveri në botë e cila të ardhurat publike i shpërdoroi për tenderat abuziv dhe në favor të oligarkëve dhe jo për të luftuar koronavirusin duke sjellë 6 miliardë euro dëme ekonomike.

Reagimi i plotë i ish-deputetit Tavo;

6 miliardë euro dëm ekonomik i ka shkaktuar “Rilindja” shqiptarëve përmes PPP-ve, tenderave dhe mega-skandaleve të shumta.

E vetmja qeveri në botë e cila të ardhurat publike i shpërdoroi për tendera abuziv dhe në favor të oligarkëve dhe jo për të luftuar koronavirusin.

Më 2️⃣5️⃣ prill, të gjithë së bashku, të sjellim NDRYSHIMIN E MADH e të kemi një qeverisje të popullit, nga populli dhe për popullin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button