Bota

Variantet e koronavirusit, nis puna për ripërshtatjen e vaksinave

Nis puna për të përshtatur vaksinat kundër covidit ndaj varianteve të reja të koronavirusit.

Britanikja “Daily Telegraph” shkruan se Universiteti i Oksfordit po punon për një version të ri të vaksinës që ka krijuar bashkë me AstraZenecan, në gjendje për të mbrojtur edhe nga mutacionet më të rrezikshme, të zbuluara në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

E përditëshmja sqaron se i njëjti ekip që ka punuar për versionin origjinal të vaksinës, po shqyrton mundësinë e një rikonfigurimi të teknologjisë. Një nevojë e tillë, vjen pasi disa studime treguan se vaksinat aktuale mund të ofrojnë mbrojtje të reduktuar ndaj variantit afrikanojugur, i cili duket se mund ti shpëtojë anitrupave.

Sipas ekspertëve ripërshtatja e vaksinave ndaj varianteve, nuk është teknikisht një operacion i vështirë e për të pasur një model duhet një muaj.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button