Politike

Vasili nxjerr videon dhe sulmon qeverinë: Qajnë e spërdridhen, për shiun e baltën në Astir nuk flasin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video nga zona e Astirit, ku shihen rrugë të përmbytura, ndërsa ka sulmuar qeverinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili, duke u ndalur tek shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti thekson se; “Riparimet e shtëpive te dëmtuara nga termeti keta te Rames dhe te Bashkive te Tiranes e quajne si dhurate, qe u bejne qytetareve.”.

REAGIMI I VASILIT
Qajne palaçot ne qeveri e bashki per t’u sperdredhur ne televizor, po per shiun e balten ne Astir nuk flasin!! (video) Qajne e qurrepsen paçot ne qeveri e bashki per te dale ne tv duke shkelur Ligjin Zgjedhor qe kane miratuar po keta vete.
Riparimet e shtëpive te dëmtuara nga termeti keta te Rames dhe te Bashkive te Tiranes e quajne si dhurate, qe u bejne qytetareve. Cdo riparim e rindertim behet me parate e qytetareve dhe nuk eshte hic fare dhurate por detyrim. Keta palacot premtuan qe qytetaret me banesa te demtuara viti i ri 2020 do ti gjente ne shtepite e rindertuara, por per kete nuk e duan tv keta.
Dhurate eshte kur keta ti bejne me parate e xhepit. Palaço dilni e flisni pse duhet duhette paguajne shqiptaret qindra milione euro te humbura ne abitrazhe. Palaço dilni e flisni si e betonuat Tiranen me qindra kulla qe e bene Tiranen nje grumbull betoni qe vret perdite shendetin e njerezve. Dilni ne Tv e zgjidhni Tiranen nen shi dhe balte ne Astir dhe lerini sperdredhjet antiligj.

https://fb.watch/2TarB4AMNM/

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button