Politike

Vasili: Rama ka vënë në zbatim strategjinë e zezë të shpopullimit të Shqipërisë. Koha për reflektim!

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se Shqipëria është vendi i parë në botë për emigracionin e të rinjve. Ky sipas tij është një ndër faktet më tragjiku, i cili tregon strategjinë e zezë të shpopullimit të Shqipërisë nga Edi Rama.

Vasili shton se, është koha për reflektim dhe dënim deri në fund të krimit shtetëror të kryer nga të gjitha nivelet e shtetit.

DEKLARATA PËR MEDIA E NËNKRYETARIT TË LSI, PETRIT VASILI

Të nderuar qytetarë dhe qytetare.
Në këtë fillim viti 2021 të gjithë ne së bashku duhet të jemi më të qartë se kurrë ndonjëherë në rrugën që duhet të ndjekim në raport me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri që meritojnë vetëm një fjalë: mashtruese!

Edi Rama ka pretenduar pak sekonda më parë për gjoja propagandë lidhur me largimin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë propagandë në këtë drejtim, janë tregues të qartë, kokëfortë, të pamëshirshëm të katastrofës ekonomike ku e ka futur Edi Rama Shqipërinë, katastrofë, e cila i ka bërë shqiptarët që Shqipëria t’i duket vend i huaj dhe jo atdheu i tyre. Jo sepse nuk e duan Shqipërinë, por sepse toka e djegur që ka krijuar Edi Rama, grabitja e pafund e tij ua ka bërë të tillë.

Shqiptarët për fat të keq kanë një kryeministër, i cili për fat të keq në kohën e pandemisë më të rëndë që ka goditur Shqipërinë në 100 vitet e fundit, në vend të bëjë detyrën e tij e t’i ndihmojë shqiptarët, bën të kundërtën. Konrektisht testimet e shqiptarëve, që do të thotë diagnoza për pandeminë e koronavirusit, numri i saj bie më shumë se gjysma, në një kohë që nuk ka as vaksinë, kemi hyrë në muajt e dimrit të pohuar nga vetë qeveria si muajt më të vështirë e nga 2700-2800 testime, bëhen vetëm 1200, me strategjinë e famshme, të zezë për të fshehur shifrat, për të ulur numrat dhe fiktivisht për të paraqitur pamje të gënjeshtra, mashtruese ashtu sikurse bënë në marsin, prillin, majin kur mbyllën Shqipërinë, shkatërruan bizneset dhe nuk bënë asgjë të mirë për pandeminë. Pra, në vend që të bëjnë më të mirën, bëjnë të kundërtën.
Sa i takon shqiptarëve. Faktet, jo të opozitës shqiptare, por të institucioneve ndërkombëtare tregojnë që Shqipëria është vendi i katër në botë për largimin e njerëzve të aftë për punë, njerëz të çmuar për zhvillimin e Shqipërisë që largohen nga vendi. Edhe njerëz që paguhen jo keq, sepse klime është mbytëse për shkak të një qeverie taksidarë, që bën presion, që kërkon të grabisë gjithçka nga pagat e tyre dhe ua bën jetën të pamundur.

Shqipëria është vendi i dytë në botë për azil kërkimet, pas Sirisë dhe ky është një tregues i tmerrshëm, kokëfortë, i vërtetë. Nuk është çështje propagande, por është fakt i pakundërshtueshëm. Fakt që ka ndodhur për shkak të një qeverisjeje më të ligën që Shqipëria ka pasur për shkak të një njeriu të vetëm që është Edi Rama.
Shqipëria është vendi i parë në botë për emigracionin e të rinjve, një fakt më tragjiku, i cili është vetëm një fakt që tregon strategjinë e zezë të shpopullimit të Shqipërisë nga Edi Rama.

Shqipëria është vendi i parë në Evropë edhe për emigracionin e të miturve, sipas të dhënave të vetë UNICEF-it. Kush ka bërë propagandë më largimin e shqiptarëve? Ka qenë vetëm Edi Rama. Po i kujtoj Edi Ramës këtu dhe nuk pretendoj që as të skuqet, e as të zverdhet, pasi është një kryeministër pa cipë, sepse kujtoj gjithë shqiptarët, që kur u liberalizuan vizat ishte Edi Rama dhe tërë aradhja e tij që parashikuan të dëshpëruar që 1 milion shqiptarë do të iknin nga Shqipëria. Po cilat qenë të vërtetat? Në atë kohë ju rikujtoj shumë mirë që Evropa ishte në recension ekonomik, në vështirësi të mëdha e megjithatë shqiptarët nuk ikën. Dhe Komisionerja për Çështjet e Brendshme të Evropës, Cecilia Malmström, një vit më pas, në analizën që iu bë Shqipërisë e konsideroi Shqipërinë një histori suksesi, ndryshe nga Serbia dhe Maqedonia në atë kohë, ku qytetarët e tyre largoheshin në masë. Këto kanë qenë të vërtetat. Ndërsa ky njeri bashkë me segmente të tij që i ka edhe aty bashkë në Partinë Socialiste lobonte me euro-deputetë për të mos ta marrë liberalizimin shqiptarët. Se për të ishte më mirë që shqiptarët të rrinin jashtë dyerve të ambasadave, të poshtëruar nën pengun e mafies së vizave etj-etj, vetëm e vetëm që të mos figuronte si sukses i qeverisë së kohës, që ishte një sukses shumë i merituar, i pashlyeshëm, historik në historinë e shqiptarëve dhe ky u lutej euro-deputetëve që aman mos ua jepni liberalizimin e vizave, se do të ikin 1 milionë shqiptarë. Shqiptarët nuk ikën atëherë, por ikin tani, për shkak të tij.

Është fare e qartë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i shkarkuar nga Parlamenti dje me 95 vota, arriti një sukses ‘të jashtëzakonshëm’ që Shqipërisë nuk iu hapën negociatat. Ky u shiti propagandën e radhës, u dha dekoratat ambasadorëve për një arritje imagjinare dhe që nga momenti i marrjes së tepsisë dhe kusisë nga ky në vitin 2017, nga 5 kushte që vendi kishte për hapjen e negociatave, ka sot plot 15 të tilla dhe njëri më i rëndë nga tjetri që lidhen me zgjedhjet e lira e të ndershme të pambajtura, me krimin zgjedhor, me paranë e pisët, me korrupsionin, me mos ngritjen e gjykatave të tjera të penguara qëllimisht nga ky, pra me asfiksimin dhe shpartallimin e shtetit shqiptar.

Foli sot në këtë paradën e palltove të kthyera apo ku dështakët këmbejnë vendet e njëri-tjetrit për suksese në çështjen e tërmetit. Çështja e tërmetit dhe përballja me të ishte dështim që në momentin tragjik kur ndodhi e deri në zhvillimet e tij. Asnjë nga ne nuk ka harruar se si trupat e emergjencës civile shqiptare, të drejtuar nga një ministri dështake nuk kishin as mjetet me minimale për të përballuar tragjedinë, jo vetëm që s’kishin një qen që ti detektonte, por s’kishin as pajisjet për të dalluar kufomat. Ju e keni parë vetë që sakrifikonin duke punuar me duar, sepse nuk kishin asnjë lopatë në dorë. Këto skena ishin në sytë e gjithë shqiptarëve, falë mediave që i transportuan dhe sigurisht që ne u jemi mirënjohës të tërë atyre miqve që erdhën nga jashtë për tu dhënë një dorë këtyre të paaftëve që edhe drejton e Emergjencave Civile e emëruar pasi tërmeti kishte ndodhur, megjithëse ligji kishte hyrë me kohë në fuqi. Këto janë të vërteta që s’i lëviz topi.

Shqiptarët dinë gjithashtu që ky kryeministër u premtoi që fundi i vitit 2020 do ti gjente në shtëpitë e reja dhe e dinë shumë mirë që as 10 për qind nuk janë rindërtuar, vetëm disa shtëpi tek – këtu lart e poshtë që shërbejnë vetëm e vetëm që ky të shkojë të bëjë shoë-n e radhës dhe dhjetëra të tjerë janë akoma në çadra, ku medias duhet tu jemi mirënjohjes për transmetimin dhe pasqyrimin e tyre, dhe nuk u është dhënë as më e vogla ndihmë.

Pra, një dështim katastrofik, ndërkohë që nuk kanë munguar miliardat për koncesionet dhe për oligarkët miq të tij.

Sigurisht që në këtë fillim viti ne nuk mund të mohojmë ‘meritat’ e zeza të Edi Ramës, tradhtia me shitjen e detit, e pashlyeshme, e paparë në 109 vjet shtet shqiptar.
Kemi parë votime moniste në pluralizëm, që s’i ka parë as Shqipëria e asnjë vend i Evropës. Vetëm ky demagog dhe bandit poliitk i vuri këtë damkë të zezë Shqipërisë, të pashlyeshme gjithë jetën. Do të mbetet dhe do të kujtohet si kryeministri i marrë, mafioz dhe i kapur që bëri votime moniste në Shqipëri.

Gjithashtu nuk do të harrohet kurrsesi dhe është një çështje e hapur që do ti shkohet patjetër deri në fund, gjallë a vdekur, cilat do qofshin Prokuroritë, dosjet e turpshme 184 dhe 339 ku banditët e pushtetit vërviteshin te kutia e votimit, vidhnin e grabisnin e se si i gjithë shteti me drejtorë, me ministra e deputetë vërviteshin për të grabitur votat, të cilat populli nuk ua jep sepse nuk i do këta njerëz në qeverisje.

Patjetër një nga gjërat ‘më madhore’, më të rënda, më shkatërrimtare ka qenë dhe mbetet fashistizimi i ekonomisë shqiptare përmes koncesioneve miliardere. Janë shpenzuar miliarda, dalin miliarda nga xhepat e shqiptarëve për investime imagjinare që nuk bëjnë asgjë tjetër veçse mbushin xhepin e qeverisë, mbushin xhepin e atyre që kanë dhënë emrin e tyre borxh për ca para dhe për ti lënë Shqipërisë një gropë të tmerrshme financiare vetëm e vetëm me parimin: Pas nesh, qameti! Këtë parim e ka pasur kjo qeveri dhe këto të vërteta janë të pakundërshtueshme, shumë të qarta dhe kushdo shqiptar që do ti harronte qoftë edhe një sekondë të vetme, do të bënte një krim ndaj vetes, ndaj fëmijëve, ndaj të ardhmes së këtij vendi pasi gropa e tmerrshme financiare, mafia e koncesioneve, tradhtia e shitjes së Shqipërisë janë tre këmbët ku mbahet perustia e një pushteti mafioz e tradhtar, të korruptuar deri në themel e pa shërim, i cili përveç propagandës gebelsiane, që u merr orë e minuta të tëra televizioneve pa kuptim, sesi palltot e kthyera tre muaj para largimit pa kthim të tyre ndërrojnë njëri-tjetrin, nuk bëjnë asnjë gram punë për shqiptarët.
Është koha për reflektim dhe koha për një reflektim të fortë, pasi jo vetëm largimi por edhe dënimi deri në fund i krimit shtetëror të kryer nga të gjitha nivelet e shtetit nga Edi Rama me të tijët, është një gjë e cila duhet të jetë një objektiv i patjetërsueshëm.
Koha është tani dhe asnjë minutë më vonë.
Faleminderit të gjithëve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button