Aktualitet

Vazhdon gjuetia e jashtëligjshme në Zogari, denoncon shoqata

Vazhdon gjuetia e paligjshme në Shqipëri, ku gjuetarët e papërgjegjshëm vijojnë të vrasin kafshë të egra dhe të rrezikojnë zhdukjen e këtyre gjallesave.

Shoqata Zagoria ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku shihet se si gjuetarët kanë vrarë sorkadhe apo derra të egër, ndërkohë që u bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa.

Sipas tyre, këta gjuetarë bashkëpunojnë me Komisariatin e Gjirokastrës dhe drejtuesit e institucioneve të tjera dhe ndihen të mbrojtur, duke vazhduar të vrasin kafshë dhe shpendë të egra pa limit.

Reagimi:

Edhe kete vit, njesoj si ne vitet e kaluara, vazhdon gjuetia e jashteligjshme ne Zagori. Grupe gjuetaresh vijne nga Gjirokastra dhe nga zonat per rreth dhe gjuajne ne mes te dites ne Zagori pa u shqetesuar nga askush. Ne si shoqate kemi ngritur disa here zerin per kete shqetesim kundrejt institucioneve pergjegjese por deri tani nuk eshte marre asnje mase.

Turp i madh per keta drejtus institucionesh te cilet bejne sikur bejne punen dhe nga ana tjeter bashkepunojne me gjuetaret. Zagoria nuk eshte nje zone kur mund te shkoje kushdo dhe te beje cfare te doje per faktin se ka miqesi me ndonje drejtus ne Gjirokaster. Gjuetaret shpesh shprehen se kane lidhje te forta me Zonate e Mbrojtura dhe me Komisariatin e Gjirokastres.

Nese kjo eshte e vertete, eshte nje turp i madh per keta drejtues qe shkelin ligjin per interes te fitimeve personale. Nderkohe qe behet censusi per kafshet e egra dhe publikohen harritje te medha ne faqet zyrtare ne Facebook te institucioneve te ndryshme, ne Zagori vazhdojne te vriten kafshet e egra si Derri , Sorkadhja , Lepuri dhe lloje te ndryshme shpendesh te egra duke rrezikuar seriozisht egzistencen e kafsheve te egra ne Zagori.

Fotografite bashkengjitur u jane “vjedhur” disa gjahtareve te cilet kane qene per gjueti ne Zagori ditet e fundit. Ne si shoqate do pershkallezojme perpjekjet tona per te ndaluar gjuetine e jashteligjshme ne Zagori nga grupet e huaja.

I bejme thirrje publike Zonave te Mbrojtura Tirane, ne vecanti drejtorit Zamir Dedei qe te marri masa serioze per kete problem pasi perpjekjet tona me institucionet lokale per te ndalur kete masaker, kane deshtuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button