Bota

Vdesin të gjithë pacientët me Covid në terapinë intesive pas defektit në pajisjet e oksigjenit

Pas një defekti në linjën e furnizimit me oksigjen, të gjithë pacientët që ndodheshin në kujdes intensiv kanë humbur jetën në Egjipt.

Tragjedia ka ndodhur në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia, ku furnizimi me oksigjen ka rënë nën 2%.

Familjari i një prej pacientëve me Covid-19 ka filmuar të gjithë ngjarjen. Ai dëgjohet teksa thotë “të gjithë kanë vdekur. Të gjithë në kujdesin intensiv kanë vdekur”.

“Kanë mbetur vetëm infermierët”, thotë 66-vjeçari që sipas mediave vendase u arrestua pasi filmoi ngjarjen.

Në video duken disa pacientë të shtrirë në krevate, ndërsa stafi mjekësor nxiton t’i ndihmojë. Numri i pacientëve që humbën jetën nga ky incident nuk bëhet i ditur.

Një infermiere dallohet e dëshpëruar e ulur në një cep të dhomës, ndërsa ka raportime se ajo madje është gjobitur pasi “nuk punoi në një moment kaq kritik”. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button