Aktualitet

Vendimi i Kosovës për autorizimin e Forcave të Sigurisë në misione paqeruajtëse/ Meta: Meriton të jetë një vend anëtar i NATO-së

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka vënë në dukje, se Kosova dëshmon që është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku sipas tij e meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-së.

TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit të Kosovës, për të autorizuar Forcat e Sigurisë, në marrjen pjesë të misioneve paqeruajtëse në botë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka vënë në dukje, se Kosova dëshmon që është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku sipas tij e meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-së.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button