Uncategorized

Vështirësitë e Covid, infermierja britanike: Disa pacientë marrin oksigjen nëpër korridore, ndërsa të tjerë janë lënë të shtrirë në ambulancë

ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën shëndetësore. Një infermiere në Angli ka bërë një rrëfim tronditës për mediat e huaja, ku ka treguar se si e përballojnë të gjithë atë fluks pacientësh. Infermierja ka preferuar që të qëndrojë anonime, dhe ka thënë vetëm se punonte në spitalin Whittington në Londër.

Ajo është shprehur se në spital ka shumë fluks pacientësh edhe pse vendi është në karantinë. Më tej infermierja ka thënë se në momentin që kufizimet do të hiqen atëherë qjendja në të cilën ndodhet spitali tani, vetëm sa do të përkeqësohet. Ndër të tjera infermierja gjithashtu ka thënë se disa pacientë po qëndrojnë në ambulanca për të marrë shërbim pasi në spital nuk ka mjaftueshëm vende, ndërsa të tjerët që qëndrojnë në dhomë marrin kujdes më të mirë si dhe kanë mundësi që të marrin oksiegjen duke i nxjerrë në korridore.

“Unë jam e shqetësuar për sigurinë e pacientit sepse nëse këto gjëra të vogla po ndodhin tani kur ne jemi nën kufizim, gjendja vetëm do të përkeqësohet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tjetër, kjo më shqetëson. Morali i stafit është i ulët. Ne nuk kemi tejkaluar fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht valën e parë, dhe tani duhet të përballemi me të dytën. Kemi nxjerrë pacientë jashtë në korridore për të marrë oksigjenin dhe më pas i kemi fuur në dhomë. Ka raste kur edhe mbaron oksigjeni. Kjo është një situatë vërtetë surreale për ju, por ne e shikojmë këtë ditë pas dite,” tha infermierja.Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar persona me Covid, ndërsa të tjerë kanë humbur jetën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button