Aktualitet

Vijojnë reshjet masive në Lezhë, dalin nga shtrati lumi Drin dhe Gjadër, mbi 600hk tokë nën ujë

LEZHË– Reshjet masive të shiut që kanë pushtuar vendin tonë gjatë ditëve të fundit vazhdojnë të krijonë probleme në disa zona.

Intensiteti i shtuar gjatë mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar përmbytje në Qarkun e Lezhës, ku mbi 600 hk tokë ndodhen të mbuluara nga uji. Gjithashtu nga shirat e shumtë kanë dalë nga shtrati dhe lumi i Drinit dhe Gjadërit.

Bashkia Lezhë informon mbi situatën në Qarkun Lezhë:-gjatë gjithë natës ka patur reshje në rreth 45 mm, me intensitet mesatarë në të lartë;

-në shkallë qarku kemi rreth 880 ha toka bujqësore të përmbytura, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë, kemi 750 ha sipërfaqe të tokave bujqësore të përmbytura,
-në bashkinë Kurbin, kemi rreth 130 ha tokë bujqësore të përmbytura;

-hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave,niveli i ujërave me tendence ulje;
-hid.Balldre, kuota -1.5m, ka rreth 100 ha tokë të përmbytur, në ish këneten Torovicë.
-hid.Tale, kuota -0.3m, ka rritje rreth 50 cm nga dita e djeshme për shkak të reshjeve të rëna, ka rreth 350 m tokë të përmbytura, në ish këneten Spiten-Tresh.
-hid. Gryk-Zeze, ka rritje kuotash për shkak të nivelit të lartë të lumit Drin, ka rreth 50 ha tokë bujqësore të përmbytur.

-hid. Drojë, kuota e nivelit të ujit është +0.5 m me tendence rritje për shkak të nivelit të lartë të ujrave në lumin Drojë.
-hid.Shllinza,kuota është -0.6 m ,ka rreth 130ha sipërfaqe tokë të përmbytur, në ish këneten Gjorm.

-rezervuaret janë në monitorim dhe nuk paraqesin probleme;

-lumi Drini, është + 1.8 m, nga +2.00 m të kuotës kritike;
-lumi Gjadër, është në nivele të larta por nuk ka kapërdedhje uji mbi argjinaturë;
-lumi Mat, është në kuotën 2 m nga 4 m të kuotës kritike;
-lumi Droje, situata është më e vështirë për shkak të niveleve të larta të ujit, i cili është në kuota maksimale, ka kapërderdhje uji mbi argjinature në drejtim të hidrovorit Droje në anën e qarkut Durrës.

-kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta janë në nivelet e larta të ujerave. Problematike paraqitet në kanalin e ujerave te larta Mamurras, në segmentin Gjorem, ku ka banesa me prani uji rreth tyre.
-furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishem, në tërsi është pa problem. Kemi djegia të trasformatorit në fshatin Blinisht nj. Ad. Blinisht, bashkia Lezhë si dhe ndërprerje të herë pas herëshme në nj.ad. Fan, Bashkia Mirditë, po punohet nga specialistët e OSHE për normalizimin e situatës dhe të furrnizimit me energji elektrike;

-rruget nacionale, rurale e bashkiake në tërsi janë të kalushme. Probleme janë shfaqur sërish në akset rrugore, të fshatrave Gallates dhe Vinjolles, të nj.ad.Milot, bashkia Kurbin, si dhe në aksin Rrëshen-Bukmir, bashkia Mirditë, nga rënjia e inertëve ku po nderhyhët nga bashkiatë për pastrimin e tyre.

-në teritorin e bashkisë Mirditë, gjatë natës kemi patur reshje dëborë në lartësit mbi 1000m. Prezecë dëbore në rreth 10-15 cm, kemi në zonën e Kurbëneshit, nj.ad.Kthellë, por pa problem për komunitetin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button