Bota

Viti i Ri pritet me të shtëna armësh në Itali, plumbi ‘qorr’ kap gruan në ballkon, spektakli i fishekzjarreve i merr jetën 13-vjeçarit, një tjetër adoleshent rrezikon të humbasë dorën dhe syrin

Një i mitur, vetëm 13 vjeç ka ndërruar jetë në Itali, në orët e para të vitit 2021. Ngjarja e rëndë është shënuar në Asti, si pasojë e shpërthimeve të fishekzjarreve. Mësohet se i mitur është plagosur në zonën e barkut pas shpërthimit të fishekzjarreve.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pork a humbur jetën nga plaga e marrë. Nga ana tjetër, mediat italiane raportojnë se një tjetër i mitur, vetëm 16 vjeç ka ka marrë plagë të rënda po nga shpërthimi i fishekzjarreve dhe rrezikon të humbasë dorën e djathtë dhe njërin sy.

Ndërsa një grua, po në Asti, ka pasur fatin e keq të marrë një plumb, teksa priste ndërrimin e viteve. Gruaja ka dalë në ballkon për të parë spektaklin e fishekzjarreve dhe është qëlluar gabimisht me armë zjarri. Gruaja në fjalë është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat lokale shtojnë se të paktën 45 persona janë shtruar në spitale, si pasojë e dëmeve që kanë marrë nga fishekzjarret.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button