Bota

Vodhi sendet e mbretëreshë Elizabeth, arrestohet punonjësi i pallatit mbretëror

Një punonjës i Pallatit Buckingham përfundoi në burg për tetë muaj pasi vodhi dhjetëra medalje, nënshkrime, fotografi dhe sende të tjera me vlerë nga kalaja e Londrës, ku jeton mbretëresha britanike.

37-vjeçari i arrestuar rrëfeu vjedhjen.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi një “numër të madh” të sendeve të vjedhura në banesën e tij në pallat.

Ai shiti disa nga sendet e vjedhura nën vlerën e tyre reale në Ebay, dhe midis tyre ishin dy medalje shumë të vlefshme dhe një album fotografik me foto të bëra gjatë një dreke gala të mbajtur gjatë vizitës së Presidentit të SHBA Donald Trump në MB.

Burri ka punuar në pallat si një nga anëtarët e shërbimit që nga viti 2015.

Ekspertët mbi vlerën e sendeve të vjedhura thonë se vlerësohet në mes 10,000 dhe 100,000 paund.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button