Bota

Vjosa Osmani fut në sistem 23 gjyqtarë të rinj

Ndërkohë, kryetari Skënder Çoçaj, u ka uruar mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtarët e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se kjo gjë është bërë në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërkohë, kryetari Skënder Çoçaj, u ka uruar mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtarët e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button