Politike

“Vlora do ta bëjë fora”! Meta i përgjigjet Ramën me poezi: I shkrova 4 herë, por nuk më ktheu

Presidenti Ilir Meta akuzoi sot Edi Ramën si gënjeshtar në lidhje me debatin e fundit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, që kreu i qeverisë tha se e bllokoi kreu i shtetit. E ndërsa theksoi se e ka vendosur 4 herë në dijeni Edi Ramën dhe nuk mori përgjigje, Meta iu përgjigj kryeministrit duke zgjedhur poezinë e Ali Asllanit. “Vlora do ta bëjë fora” tha ai për Ramën.

Presidenti në respekt të ligjit të mbrojtjes së interesit publik në mënyrë të përsëritur jo vetëm ka kërkuar bashkëpunimin e ministrisë së Financave por ka vënë në dijeni, të paktën 4 herë, ish-ministrin e Jashtëm, të asaj, kohe, zotin Edi Rama me shkresa zyrtare dhe nuk ka marrë asnjëherë asnjë përgjigje që të paraqiste këtë shqetësim që e paraqiti dje në Vlorë. Jam i sigurt që Vlora do t’ia bëjë si gjithmonë “fora”. Këtu ka edhe probleme dhe vepra të tjera penale, do të gjykojmë me shumë qetësi” tha Meta.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button