Aktualitet

Vranësira dhe reshje të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

SHQIPËRI- Ashtu siç është njoftuar nga data 22 deri në datën 26 vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqendueshem.

Sot, paraditja mbetet me reshje të pakta në të gjithë territorin shqiptar. Por, sipas Meteoalb pas mesditës reshjet shtohen ku në skaje veri jug do jenë mesatare dhe herë pas here intensive.

Vetëm pas mesnatës pritet dobësim i intesistetit të reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulën në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga  -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button