Bota

Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani/ Irani lëshon urdhërin e dytë për arrestimin e Donald Trump

Irani ka kërkuar nga organizata ndërkombëtare e policisë për të arrestuar Trumpin dhe 48 zyrtarë të tjerë amerikanë të identifikuar që kanë luajtur rol në vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani vitin e kaluar.

IRAN– Irani ka lëshuar urdhërin e dytë për arrestimin e Donald Trump lidhur me vrasjen me dron të gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Shteti i Iranit kërkon ndihmën e Interpolit për ndalimin e disa zyrtarëve të tjerë në SHBA.

Sipas ‘Daily Mail’ Irani ka kërkuar nga organizata ndërkombëtare e policisë për të arrestuar Trumpin dhe 48 zyrtarë të tjerë amerikanë të identifikuar që kanë luajtur rol në vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani vitin e kaluar.

Në qershor të vitit të kaluar Irani lëshoi urdhërin e parë për arrestimin e Trump dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë të Uashingtonit, duke thënë se ata ishin përgjegjës për ‘vrasje dhe terrorizëm’.

Interpoli, me qendër në Lyon, Francë, e refuzoi atë kërkesë me arsyetimin se policia ndërkombëtare nuk përfshihet në politikë.

Provokimi më i fundit nga Irani pasi rriti pasurimin e tij të uraniumit të hënën në nivele të shkallës së armëve dhe kapi një cisternë nafte të Koresë së Jugut në Gjirin Persik

Presidenti Donald Trump urdhëroi një sulm me dron për të vrarë Soleimanin në janar të vitit të kaluar.

Qasem Soleimani ishte një nga figurat më të njohura në Iran dhe shihej si një kundërshtar vdekjeprurës nga Amerika dhe aleatët e saj. Vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm në Iran erdhi në kulmin e tensioneve në rajon, me sulme të shumta ndaj personelit amerikan dhe ambasadës në kryeqytetin Irakian, si dhe rrëzimin e një droni amerikan mbi Gjirin Persik dhe konfiskimin e cisternave të naftës.

Irani shpreson që Joe Biden do të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit pasi ai të marrë detyrën në 20 janar, por ekziston frika se tensionet mund të vijojnë ende.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button