Aktualitet

Vrasja e katërfishtë në familjen Zuka/Ja cilat janë detajet e reja…

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 30 dhjetor ku kryefamiljari i familjes Zuka ka qëlluar me armë  zjarri  drejt familjarëve të tij ku i ka marrë jetën gruas dhe dy djemve të tij.

Bëhet e ditur se Makfire, nëna jetonte së bashku  2 djemtë e saj Arbër dhe Hamdi Zuka, ndërkohë që babai Fetah Zuka, i cili iu mori jetën jetonte në një lagje larg tyre, pasi me gruan ishin në proces divorci.

KOSOVA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja tragjike e ndodhur në 30 dhjetor në fshatin Pozharan të Kosovës, ku kryefamiljari i familjes Zuka me armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht gruas dhe dy djemve të tij.

Ndërkohë, që mendohet se arsyeja e divorcit ka qenë dhuna që ushtronte Fetah Zuka ndaj bashkëshortes Makfire. Gjithashtu, mësohet se familja në Kosovë nga Zvicra ka ardhur e ndarë, nëna me djemtë kanë mbërritur me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion.

Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar, me paratë e tyre dhe pa kontributin e babait të fëmijëve dhe nuk kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e  30 dhjetorit, në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë. Fetah Zuka ka vrarë me armë zjarri familjen e tij gruaja Makfire Zukan dhe dy djemtë Arbër dhe Hamdi Zuka dhe më pas veten.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button