Aktualitet

Vrau burrin e motrës, Klajdi Shundit nuk i është marrë dëshmia/Akoma nuk i ka dalë pija.

Klajdi Shundi, 34 vjeç, ende nuk është i ndërgjegjshëm se në orën 03:45 i ka marrë jetën kunatit të tij, 42-vjeçarit Vladimir Zvezhda. Ai u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa burime bëjnë me dije se Shundit ende nuk i është marrë dëshmia.

Shkak është fakti se ai është ende në ndikimin e alkoolit. I riu e kreu aktin e rëndë teksa ishte i dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 gjatë ndërrimit të viteve tek rruga “5 maji” në Tiranë, ku 34-vjeçari Klajdi Shundi vrau me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button