Aktualitet

Vrau dhe copëtoi çiftin nga Vlora, vendoset data, Elona Kalesha del para gjykatës në Itali

Prokuroria italiane është shprehur se Elona ka një rrezikshmëri të madhe ndaj nuk duhet lënë e lirë. Ata dyshojnë se e reja ka lidhje me grupe kriminale dhe nëse del nga burgu mund të kryejë sërish krime të tjera.

ITALI– Më 8 janar, do të dalë para gjykatës shqiptarja, Elona Kalesha e cila akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç.

Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Prokuroria italiane është shprehur se Elona ka një rrezikshmëri të madhe ndaj nuk duhet lënë e lirë. Ata dyshojnë se e reja ka lidhje me grupe kriminale dhe nëse del nga burgu mund të kryejë sërish krime të tjera.

Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet i gjetur midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Prokuroria dyshon se edhe dy persona të tjerë vepruan bashkë me 36- vjeçaren për të vrarë Shpëtim dhe Teuta Pashon dhe për t’i fshehur ata.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button