Aktualitet

Vrau dy motrat, flet gruaja e Përparim Ademit: Më kanë kërcënuar vajzën, akuza të pavërteta

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbrëmjen e 31 dhjetorit në Tiranë, ka folur për ngjarjen para gazetarëve.

Vjollca Telo ka mohuar akuzat e vëllait të dy motrave për trafikimim fëmijësh, dhe tha se i kanë kërcënuar vajzën me aftësi të kufizuara. Po ashtu, ajo shtoi se e dinte për lidhjen që bashkëshorti kishte me dy motrat dhe e ka pranuar për të mos shkatërruar familjen.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, mi kanë ardhur gocës tre veta, burri i denoncoi. Unë kam kërkuar mbrojtje nga shteti, i kanë ardhur fëmijës që në mëngjes dhe i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Do të kërkoj mbrojtje nga policia dhe nga shteti dhe kërkoj që të iki nga ky vend ose të vijnë të më vrasin. Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, unë kam pas hyrje dalje me këto, e kam ditur që burri ka pas marrëdhënie e kam pranuar për të mos shkatërruar familjen. Unë kam ngrënë me to, kemi shkuar në Pogradec, kemi qenë në Greqi”, ka thënë ajo.

Më tej ajo tha se nuk mendonte se bashkëshorti do të bënte një gjë të tillë dhe kërkoi mbrojtje nga shteti, ndërsa sipas saj bashkëshorti le të marri atë që meriton.

“Unë nuk di asgjë, nuk mendoja se burri mund ta bënte një gjë të tillë ai ishte personi më i mirë në botë. Ai nuk ka pas asnjë problem. Kam tre fëmijë dy goca dhe një çun. Nëse nuk më marrin në mbrojtje do të largohem. Nuk dua që ta nxjerr djalin. Policia na ka marrë në mbrojtje. Kam pas kërcënime, sot ma kanë ndaluar tre çuna, gocën, ishin me maskë. Burri e bëri këtë dhe le të marrë dënimin që meriton. Mua më vjen keq për ato të dyja. Nuk janë të vërteta fjalët për trafikim fëmijësh, unë kam pas hyrje dalje me këto, e kam ditur që burri ka pas marrëdhënie e kam pranuar për të mos shkatërruar familjen”, deklaroi ajo. Goca ime është shurdhmemece”, u shpreh Telo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button