AktualitetBota

Vrau kamarierin turk në Gjermani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Spanjë

GJERMANI– Arrestohet pas gati 1 viti e gjys në arrati shqiptari i cili vrau një kamarier turk në Leipzig të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Gusht të 2019, ku gjatë një konflikti turku i identifikuar si Emrah K., 24 vjeç, baba i dy fëmijëve u qëllua nga shqiptari i identifikuar tashmë si Mariglen M. 32 vjeç.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur për arsye banale pasi të dy ishin grindur për punë basti, Marigleni e qëlloi me breshëri Emrah duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin e ngjarjes shumë dëshmitarë përshkruan vrasësin, por që nga autoritetet vendase u identifikua si Antonio T.

Krimi bëri bujë më shumë në mediat gjermane, pasi policia kur i dërgoi bashkëshortes së viktimës, Sonya gjërat e tij personale kishte çuar gabimisht dhe të dhënat e vrasësit. Gjatë zhvillimit të hetimeve u zbulua se Marigleni mbante dy identitete. Fill pas krimit BILD raporton se Marigleni u kthye në Shqipëri ku ndenji në arrati, deri më sot ku u arrestua nga autoritetet spanjolle.

“Ai tashmë është ekstraduar në Gjermani. Urdhri i arrestit tashmë i është lëshuar atij.”-tha prokurori publik Andreas Ricken.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button