Aktualitet

Vrau kunatin me thikë pas një debati familjar, del fotoja e Klajdi Shundi-t, i sapo-ardhur nga Italia

 Ky është Klajdi Shundi që në orët e para të 1 janarit goditi me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda i cili humbi më pas jetën nga plagët që kishte marrë. Mësohet se Shundi ishte kthyer nga Italia dhe sapo kishte blerë një apartament dhe do të festonte ndërrimin e viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat.
Por kjo festë u kthye në tragjedi pas konfliktit që Zvezhda pati me bashkëshorten e tij Silva, motra e Klajdi Shundit i cili pasi debatoi me kunatin e tij e qëlloi me thikë në qafë dhe rrugës për në spital Zvezhda humbi jetën.
Ditën e sotme Gjykata dha masën arrest me burg për Shundin deri në përfundim të hetimeve, pasi avokati i Shundit ka kërkuar ndryshim mase pasi Shundi ishte në gjendje të dehur kur qëlloi kunatin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button