Aktualitet

Zbardhen 8 vjedhje automjetesh në Tiranë, arrestohet autori 39-vjeçar nga Dibra, ja skema që përdorte

Policia ka arritur nëpërmje operacionit ‘”Shupenza’’ të arrestojë një 39-vjeçar si autor të tentativës ose vjedhjes së 8 automjeteve në Tiranë .

M.O, nga Dibra studionte vendet ku vidhte, vepronte në orët e natës, madje duke krijuar edhe kushtet e favorshme pasi ndërpriste ndriçimin në vendet ku ishin parkuar automjetet, dhe pasi vidhte i shiste për pjesë këmbimi.

Zbulohet se aio gjithashtu ka pasur servis në Shupenzë, ku është gjetur një automjet pa targa që dyshohet se ësthë vjedhur.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “Shupenza”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore janë zbardhur dhe dokumentuar 8 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të automjeteve.

Vihet në pranga autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin autori shkonte në vendin e ngjarjes për të kryer vjedhjet, mjetet që përdorte për realizimin e vjedhjeve, disa nga sendet e vjedhura nëpër automjete dhe 1 aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganizuar, falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 arrestuan në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Shupenza”, shtetasin M. O., 39 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 8 rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje automjetesh në qarkun e Tiranës, konkretisht:

Tentativës për vjedhje të automjetit në pronësi të shtetasit F. P., ngjarje e ndodhur më datë 05.01.2021;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit R. H., ngjarje e ndodhur më datë 01.10.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit O. F., ngjarje e ndodhur më datë 18.08.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit D. G., ngjarje e ndodhur më datë 29.06.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit E. B., ngjarje e ndodhur më datë 27.05.2020, në rrugën “Muhamet Deliu”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit A. V., ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit J. B., ngjarje e ndodhur më datë 24.12.2020, në rrugën “Fadil Deliu”;

Gjithashtu, nga kontrollit i servisit të këtij shtetasi, në Shupenzë, Bulqizë, në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është gjetur dhe sekuestruar një automjet pa targa, i dyshuar në pronësi të shtetasit A. K., i vjedhur nga shtetasi M. O. më datë 16.10.2020, pjesë automjetesh dhe sende që përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, në të cilat mund të jetë të implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button