Bota

Zbulohet virusi H5N8 në Danimarkë, priten të asgjësohen rreth 9 mijë shpendë ferme

Sipas mediave të huaja virusi i quajtur H5N8 u zbulua te shpendët e fermës në fjalë gjatë kontrolleve të kryera nga Instituti Shtetëror Serum (SSI) në fillim të këtij viti. 

DANIMARKË- Është zbuluar prania e gripit të shpendëve në një fermë në fshatin Lövel në Komunën Viborg të Gadishullit Jutland të Danimarkës.

Sipas mediave të huaja virusi i quajtur H5N8 u zbulua te shpendët e fermës në fjalë gjatë kontrolleve të kryera nga Instituti Shtetëror Serum (SSI) në fillim të këtij viti.

Ndërkohë mësohet se për të parandaluar përhpjen e virusit afërsisht 9 mijë shpendë në fermë do të asgjësohen, sakaq Administrata e Ushqimit dhe Kontrollit ka kërkuar që të merren masa ndaj zogjve të egër në fermat e pulave.

Për shkak të gripit të shpendëve në Danimarkë muajt e fundit, disa vende, duke përfshirë Japoninë, Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporin, kanë ndaluar përkohësisht importimin e vezëve dhe pulave nga ky vend.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button