Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Më pak se 1 milionë shqiptarë s’kanë mjete identifikimi

 Më pak se 4 muaj kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Por jo te gjithë qytetarët mund të votojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e qytetarëve që u kanë skaduar dokumentet e identifikimit. Sipas një dokumenti, numri i personave që u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik (kartë identiteti ose pasaportë) dhe nuk e kanë rinovuar deri më datë 31 dhjetor 2020, është jo më pak se mbi 870 mijë qytetarë.

Ndërsa deri më datë 25 prill 2020, numri i qytetarëve që u skadojnë dokumetat e idetifikimit është 189 mijë qytetarë.

Sipas dokumentit të lëshuar nga KQZ, 10% e këtyre shifrave përfshijnë persona që kanë ndërruar jetë dhe që nuk jetojnë më në Shqipëri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button